Policia e Pogradecit ka arretsuar shtetasin Fiordi Miminllari, 25 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në Çërravë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin Nj.H, 77 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku më pas ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.