Aksion antidrogë, sekuestrohet 685 kg kanabis

Një operacion anti-drogë i zhvilluar nga Policia e Vlorës, Delta Force dhe Guarda di Finanza ka bërë të mundur sekuestrimin e 685 kg kanabis sativa dhe bllokimin e një gomoneje. Gjatë mesnatës u bë e mundur gjetja e një gomoneje me drogë, e fshehur në pyll pranë Lumit të Vjosës, rreth 1 km larg grykëderdhjes së saj, ku brenda së cilës gjendeshin pako dhe çanta të cilat përmbanin lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa. Në këtë mjet dhe pranë tij janë gjetur gjithsej 67 pako dhe 4 çanta. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me njëra-tjetrën, vijojnë kërkimet duke krehur zonën tokësore përreth, por edhe atë ujore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Operacioni vazhdon.