KONTROLLET NË “RUS” DHE “XHABIJ”, MASA NDËSHKUESE PËR SHOFERËT. Makinat me xhama të zinj janë një problem i vjetër për policinë. Veshja e xhamave në këtë mënyrë konsiderohet shkelje e Kodit Rrugor dhe është e ndëshkueshme nga 5-20 mijë lekë të reja.

Por përvoja tregon se përveç rrezikshmërisë që vjen nga aksidentet, xhamat e zinj përdoren edhe si koperturë nga elementë të rrezikshëm kriminalë për të lëvizur pa u parë nga dëshmitarë apo informatorë të policisë. Në këtë mënyrë policia e Shkodrës ka ndërmarrë gjatë së mërkures një aksion blic në zona të ndryshme për kontrollin e makinave që lëvizin me xhamat të zi në rrugët e qytetit. Lagjet ku janë përqendruar kontrollet janë në Xhabije dhe Rus, dy skajet e qytetit të cilat janë dy pika strategjike për lëvizjen e dendur të mjeteve motorike gjatë ditës. Shpesh ka patur raste kur xhamat e zi i kanë dhënë përparësi në veprimit krimit përballë policisë. Mungesa e pamjes së qartë nga jashtë mjetit favorizon eksponentët kriminal duke i shpëtuar disa herë edhe tentativave për ti arrestuar. Pavarësisht nismave ligjore hendeku i madh në vlerën e gjobës nga 5 deri në 20 mijë lekë është folur shpesh si mënyrë abuzimi apo korruptimi në dhënien e masave përfundimtare administrative nga komisioni administrativ. Mungesa e politikave të rrepta administrative në vend, I ka inkurajuar përdoruesit e tyre për vlerën e pakët të masës së gjobës që u jepet. Sipas policisë ndërhyhet edhe në certifikatën e Konformitetit duke shtuar në lejen e qarkullimit edhe elementë të tillë për përdorimin e xhamave të zinj. Edhe në rastet e prodhimit origjinal të makinave me xhama të zinj, kjo duhet të jetë nën masën e 30% në të kundërt policia duhet të ndëshkojë. Nga sa mësohet gjatë këtij aksioni policia e Shkodrës ka ndëshkuar me gjoba shoferët që mbanin xhama të zi. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/YpS1SLQh6wE?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]