Policia e Tiranës ka nisur kontrolle në akset e ndryshme të kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim.

Si pasoje e këtyre aksioneve është arrestuar një person i cili u kap me një armë me vehte.
Ja njoftimi i policiose:Kontrolle në akset rrugore të kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara arresohet një 25 – vjeçar për “Armëmbajtje pa leje”, pasi i gjendet në çantë një armë zjarri tip “Bereta” me një krehër me 8 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Kërkimit dhe Operacioneve Speciale, në vijim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim,

të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, kanë ushtruar kontrolle në akset rrugore të kryeqytetit gjatë të cilave u arrestua në flagrancë shtetasi :
– Antonio Gjoshi, 25 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetë në çantë një armë zjarri tip “Bereta” me një krehër me 8 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal

Artikulli paraprakRRAHU GRUAN PARA FËMIJËVE, ARRESTOHET 36 VJEÇARI
Artikulli tjetërVRET VETEN 55 VJEÇARJA, PASI DOGJI ULLISHTAT