Efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan 7 shtetas për vepra të ndryshme penale Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër

, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Armando Ura, 27 vjeç, banues në Shkodër. Florian Shkoza, 34 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër, në marketin ushqimor “Gjeluci”, në pronësi të shtetasit me iniciale K. Gj. 23 vjeç, kanë vjedhur produktet: – 40 (dyzet) pako orbit dhe shampo, në vlerën rreth 50.000 lekë të vjetër. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Rinard Tata, 49 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar Punonjësit e Policisë së Patrullës të Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. QARKULLIMI RRUGOR, SHOQËROHEN DREJTUESIT E MJETEVE Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: • Mark Marashi, 39 vjeç, banues në fshatin Barcollë, bashkia Vaudejës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në segmentin rrugorë Kryebushat – Vaudejës, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motorrçikletë tip “Kinlong”, pa targa. • Shyhret Grami 23 vjeç, banues në fshatin Shkjeze, bashkia Vau Dejës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në rrugën kryesore të fshatit Shkjezë është kapur nga Shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Alfa Romeo” pa targa. • Benet Çaushi , 22 vjeç, banues në fshatin Bushat bashkia Vau Dejës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në rrugën kryesore të fshatit Rranxa është kapur nga Shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motorrçikletë tip “Lonxia” pa targa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakIMPENJIMI I GRAVE PËR NJË PARTNERITET TË QËNDRUESHËM NË PERSPEKTIVËN E ZHVILLIMIT TË STRATEGJISË EUISAR
Artikulli tjetërRESHJET NE SHKODER, RIKTHEHEN PERMBYTJET NE OBOT DHE NE DAJÇ