Vijon aksioni anti-informalitet. Kryeministri Edi Rama ka bërë publik një aksion të radhës gjatë të cilit është bërë bllokimi i 1.6 milionë litra gaz.

Përveç parametrave subjekti i kapur në shkelje kishte mangësi edhe deklarimin fiskal pasi në total detyrimi i munguar arrin shifrën prej 38 milionë lekësh

Ka qenë vetë Drejtori i Doganave Arlind Gjokutaj që ka inspektuar kontrollet në terren në kuadër të operacionit “Stop informalitetit’ duke njoftuar edhe mbylljen e këtij subjekti.