Policia ka vijuar me aksionet për identifikimin dhe goditjen e personave, të cilat dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike.

Gjithashtu janë kryer edhe kontrolle “blic” për persona që lëviznin me armë. Nga ky aksion është arrestuar 1 person 6 të tjerë janë shoqëruar.

Goditet një tjetër tetative për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë një pune të mirë-organizuar,

bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në afërsi të një shkolle, mund të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në afërsi të një shkolle, shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën një sasi lënde narkotike rreth 6.22 gramë e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në ambiente të tjera dhe në aksin rrugor , ku kanë shoqëruar në ambjentet e policisë për verifikim edhe 6 persona, kryesisht me preçedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të dokumentacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.