Policia Rrugore vazhdon kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, si dhe menaxhimin e fluksit të mjeteve gjatë sezonit turistik.

Policia Rrugore e Lezhës ka vënë në pranga drejtues mjetesh për mungesë të lejes së drejtimit dhe konsum të alkoolit.

Po kështu policia thotë se ka tërhequr 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe parakalim të gabuar, si dhe janë vendosur gjithsej 439 masa administrative, nga këto:

• 48 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

• 146 masa për parakalim të gabuar,

• 15 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,

Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë ndaluar administrativisht 11 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera

Policia Rrugore e Lezhës thotë se do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore

, ndërsa apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Artikulli paraprakSHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS, REAGOJNË RAMA E META: DITË FESTE, SHPRESE DHE RESPEKTI
Artikulli tjetërRUÇI: SHËN TEREZA ËSHTË NJË TRASHËGIMI SHQIPTARE PËR QYTETËRIMIN