Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të ketë sot një ditë të ngjeshur me takime.

Duke nisur nga ora 11:30, Basha do të zhvillojë një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu.

Më pas në 13:00, kryedemokrati do të ketë një mbledhje me kryetarët e bashkive të djathta.

Ndërkohë pasdite në 17:00, Basha do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Kryesinë e PD-së dhe grupin parlamentar.

Në fokus të këtyre takimeve mendohet të jetë aksioni politik i opozitës, kriza politike dhe zgjedhjet.

“Nesër kam thirrur forumet e PD me një konsultë për axhendën e aksionit politik dhe protestave të qytetarëve të bashkuar. Ky është momenti për të intensifikuar dhe për te vazhduar me vendosmëri betejën tonë” deklaroi Basha një ditë më parë.