Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënën do të fillojë intervistimin në Hagë nga Prokuroria Speciale për aktakuzën për krime lufte gjatë luftës ndaj Serbisë.

Thaçi thotë se ai dhe bashkëluftëtarët do të përballen me dinjitet me drejtësinë ndërkombëtare, ndërkohë fton qytetarët të jenë të bashkuar për të përballuar sfidat e Kosovës.

Në fakt, aktakuzat ishin ngritur rreth 2 muaj më parë, por u publikuan vetëm disa ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, ku Thaçi do të ishte bashkë me Hotin të rifilluar dialogun me palën serbe, nën ndërmjetësimin e Grenell të SHBA.

Thaçi anuloi këtë takim, ndërkohë pas aktakuzës nuk dha dorëheqjen si President i Kosovës, por premtoi se nëse do të vërtetohet akuza ai do të dorëhiqet. Ai së bashku me Kadri Veselin dhe disa ish- luftëtarë të UÇK-së akuzohen për vrasjen e rreth 100 personave gjatë luftës së ’99 Kosovë- Serbi.

STATUSI NGA HASHIM THAÇI

Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,

Në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe me drejtësinë vendore.

Kosova, edhe pse viktimë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krime lufte. Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi.

Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ju faleminderit për përkrahjen tuaj!

Zoti e bekoftë Kosovën! HTH

Dear citizens of the Republic of Kosovo,

In the last tëo decades, many members of the Kosovo Liberation Army have faced the international justice of UNMIK, ICTY, EULEX as ëell as Kosovo justice.

Kosovo, even though a victim, cooperated ëith international justice in dealing ëith allegations of ëar crimes.

In the last tëo years, many former co-combatants have been intervieëed by the Kosovo Specialist Chambers, inside and outside of Kosovo.

Dear citizens of the Republic of Kosovo,

I ëould like to share ëith you that on Monday I ëill also travel to The Hague, invited by the Specialist Prosecutor’s Office, to be intervieëed.

Ëhile my compatriots as ëell as me ëill face international justice ëith dignity and integrity, I call upon you to stand united in dealing ëith the challenges that our country is facing.

Civic unity, inter-ethnic coexistence, institutional stability, trust in the institutions, are necessary for Kosovo to make its vision to be part of NATO, of the European Union and to maintain eternal friendship ëith the United States of America, a reality.

Thank you for your support!

God bless Kosovo!