Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas përfundimit të seancës së sotme 6- orarëshe do të rikthehet sërish nesër në Prokurorinë Speciale të Hagës.

Prej të hënës ai është në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me aktakuzën për krime lufte në Kosovë ndaj civilëve serbë të ngritur më 24 prill të këtij viti.

Edhe sot Thaçi u pyet për 6 orë teksa prej të hënës ai nuk është prononcuar më për mediat. Atë ditë ai mohoi akuzat dhe më parë ka premtuar se nëse akuza vërtetohet ai jep dorëheqjen si President i Kosovës.