Myftinia Shkodër, në bashkëpunim me Zyrën e Këshilltarit të Çështjeve të Fesë në Ambasadën e Turqisë, Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Shoqatën “Istanbul”, organizoi një konferencë fetare, në përkujtim të mesazhit hyjnor, me të cilin u dërgua Hz. Muhammedi (a.s).

Aktiviteti në fjalë, kishte si temë kryesore të tij unitetin dhe vëllazërinë islame në mesazhin e Hz. Muhammedit (a.s). I ftuar special i këtij tubimi vlerash, ishte Dr. Omer Menekshe, autor i disa veprave fetare në gjuhën turke, njëkohësisht Drejtor i Zyrës së Komunikacionit në Dijanetin e Turqisë. Më herët, përshëndetën edhe z. Jasin Shengyl, përfaqësues i Zyrës së Këshilltarit të Çështjeve Fetare, Imam Muhamed B. Sytari Myfti i Zonës Shkodër dhe z. Xhem Bash, Konsull i Turqisë. Pjesë e aktivitetit ishte edhe një ilahi e bukur e kënduar nga medresistiOrhan Dani që dhuroi emocione të veçanta.

Artikulli paraprakTURIZMI DHE ZHVILLIMI I TIJ NË “TONIGHT STAR PLUS”
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA HUMB GJYSMËFINALEN E PARË ME TIRANËN