Fantastik ishte viti 1937! Por një vit special do të jetë ai i 2017.

Artistë, interpretues të paharrueshëm dhe regjisorë që do të mbeten në imagjinatën e shumë brezave, do të celebrojnë këtë vit 80 vjetorin e lindjes. Dhe shumë prej tyre do ta bëjnë këtë duke qenë ende në shesh xhirim. Ikona si Dustin Hoffman, Jack Nicholson, Warren Beatty, Robert Redford, apo Morgan Freeman si dhe Jane Fonda për të vijuar me Antony Hopkins e deri tek Ridley Scott, të gjithë kanë lindur në vitin 1973. Jane Fonda, me 21 dhjetor dhe Robert Redford me 18 gusht janë duke xhiruar bashkë Our Souls at Night , filmin e ri që do të debutojë me 2017 në platformën Netflix. Kështu, dy 80 vjeçarët Hollywood-ian do të na rrëfejnë në 2017 një histori romantike dashurie si për të thenë që asnjëherë nuk është vonë. Por nuk është vonë as për Warren Beatty i cili do të mbush 80 vjeç me 30 mars dhe është rikthyer në shesh xhirim pas plot 18 vitesh për të treguar historinë e Howard. Në aktivitet të plotë edhe pse më 18 gusht do të mbush 80 vjeç, Dustin Hoffman, megjithatë pranon gjithnjë e më rrallë role kryesore. Por, nuk ndalet as një 80 vjeçar tjetër, Morgan Freeman, i cili me 1 qershor do të festojë ditëlindjen. Nëse 2017 e merr me të qeshur, ashtu si rolin e ri në komedinë “Te padyshimtët”. Por në maj, ne SHBA do të shfaqet në ekranin e madh një tjetër film, ai i Ridley Scott, i cili 80 vjetorin e tij e feston me 30 nëntor. Alien është filmi, trileri i të cilit ka nisur të qarkulloje këto ditë. Por prej kohësh nuk shihesh në shesh xhirim Jack Nicholson, i cili të 80-tat do të mbushë me 22 prill. Problemet me memorien apo një lodhje e përgjithshme, ende nuk është e qartë, pse Jokeri i famshëm tek Batman nuk pranon t’i rikthehet ekranit të madh. Ndërsa në ditën e fundit të vitit 2017, antoni Hopkins do të mbushë të 80 e tij, i cili pritet të rikthehet si protagonist në sezonin e dytë të serialit Westworld.

Artikulli paraprakBRAZIL, REVOLTA NË BURG PËRFUNDON ME DHJETËRA VIKTIMA
Artikulli tjetërTERRORISTËT PO PËRGATITEN PËR SULM KIMIK NË BRITANI