Artistët shqiptarë janë bërë bashkë sot në një protestë kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Artistët shqiptarë janë bërë bashkë sot në një protestë kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Por kjo nuk është hera e parë që aristët kundërshtojnë zërat për një prishje të godinës.

Aktorët theksuan se teatri nuk duhet të prishet sepse është historia e shqiptarëve. Robert Ndrenika u shpreh se:

Nuk po marr vesh se ca po ndodh me Teatrin Kombëtar, Presidenti na dha të drejtë.Ka shumë në PS që mendojnë si ne, nuk dinë ç’të bëjnë. Kërkojmë që këtë çështje ta zgjidhë prokuroria.

Aktori Arben Derhemi në fjalën e tij ka shpëthyer kundër kryeministrit Rama. Duke e paralajmëruar se godina e Teatrit Kombëtar do të mbrohet me çdo çmim.

Jemi shumë të butë, nuk ka më vend për të qenë kaq të butë, duhet të marrim në dorë fatin e Teatrit. O kryeministër që të gënjen mendja se je dikushi, as mos të shkojë mendja se mund ta shembësh, vetëm nëse shkel mbi trupat tanë.

E vetmja rrugë është lufta. Le ta mbrojmë historinë me të gjitha mjetet, i lutem shumë popullit të Tiranës, të vijnë dhe të na mbështesë. Të gjithë bashkë do shkojmë në grevë urie.

Ndërsa Mirush Kabashi bëri thirrje që teatri duhet të mbrohet duke e cilësuar si Thembra e Akilit.

Teatri Kombëtar është për ne si Thembra e Akilit. Kemi dhënë kontribut në emancipimin e shoqërisë.

Në përfundim aktorët theksuan se protesta do të vijojë edhe ditën e nesërme, në orën 20:00.