Aktori i njohur Neritan Liçaj, i cili prej shumë muajsh vijon të jetë aktiv në protestën për mbrojtjen e Teatrit, ka reaguar ashpër ndaj Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Shkrirja e dy teatrove, Metropol dhe Eksperimental në Tiranë ka nxitur një reagim të ashpër të aktorit ndaj Kumbaros të cilën e krahason edhe me ish-ministren e kulturës gjatë sistemit komunist Tefta Cami.

Liçaj e paralajmëron ministren se e ka shumë keq punën dhe i thotë asaj të bëjë kujdes pasi nuk ka parë gjë akoma.

“Mos kujto se do shkosh jashtë dhe do shpëtosh….harroje! Këtu do i lashë të gjitha..të siguroj për këtë! “– shkruan aktori në facebook e tij.

Statusi i plotë i aktorit Neritan Licaj:
Moj ministria e rraskapitur Kumbaro…o me e paafta nga te gjithe ministrat e kultures qe ka pare ky vend…madje dhe sa Tefta Cami… O ‘akademikja’ e cizmeve te mija qe sdi te dallosh teatrin antik nga amfitetatri qe ngaterron Krishtlindjen me Pashket…

Qe hap dyqan qoftesh ne Butrint dhe pse mbrohet nga UNESCO..qe ben ligj per trashegimine i denje vetem per nje armike te vendit te vet dhe historise se tij….qe nepotizmin ne institucionet e artit e ke si gjene me normale…

Ka veting zysha e frengjishtes,mos harro..sdo e kalosh kollai dhe do japesh llogari per te gjitha cke bere si ministre nga te korruptuarit qe i bere gjithckaje…

Te TEATRI KOMBETAR EKSPERIMENTAL,TEATRI KOMBETARE e deri te vilat e shtrenjta qe keni porositur ti dhe yt vella sapo u bere ministr!

E ke shume keq punen prandaj kujdes se ske pare gje akoma…tani do bejme hesapet…mos kujto se do shkosh jashte dhe do shpetosh….harroje!Ketu do i lashe te gjitha..te siguroj per kete!

PUBLICITET