Michelle Pfeifer, Brigitte Bardot, Audrey Hepburn: çdo epokë ka pasur aktoren e saj ikone, një grua që mishëronte jo vetëm bukurinë, por aftësinë e aktrimit dhe empatisë me publikun. Ka shume yje të tilla ndërkombëtare, por mes tyre, cila është më e bukura?

The Ranker kërkoi të shihte se cili ishte mendimi i njerëzve nëpër botë, e për këtë organizoi një votim në internet. Mbi 1,5 milionë vota u grumbulluan duke krijuar mundësinë e një renditjeje, kreun e se çiles, nuk e zë siç mund te mendonin disa, Marilyn Monroe!

Vendin e parë të klasifikimit e ka pushtuar pikërisht Grace Kelly, aktorja amerikane që do të mbahet mend për bukurinë, por edhe elegancën e rrallë të saj.

Të njëjtat arsye katapultuan në vend të dyte Audrey Hepburn; medaljen e bronxit e fiton Elisabeth Taylor ndërsa Marilyn vjen e katërta.

Listës nuk mund t’i mungonte Brigitte Bardot; me tej gjejmë bukurinë klasike të hollivudit që nuk njeh kohë, Natalie Wood. Michelle Pfeiffer vazhdon të ketë mjaft admirues e këtë sondazhi e tregoi qartë; preferencat përfshijnë të paharrueshmen Raquel Welch, anglezen Elizabeth Hurley,

Charlize Theron, ndërsa çuditërisht e vetmja italiane në radhët e 15 më të bukurave rezulton Sofia Loren; Monika Belluci nuk ka arritur të ngjitet më shume sesa pozicioni i 26-të.

Artikulli paraprakBETOHET STEVO PENDAROVSKI, CEREMONIA NË SHKUP, MARRIN PJESË EDHE PRESIDENTËT E RAJONIT
Artikulli tjetërBASHA-RAMËS: URDHËROVE DHUNËN, NESËR MOS I KALO CAQET