Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkoder ne inspektimet e bizneseve gjatë 3 muajve të verës ka konstatuar 54 raste të shkeljes së lëgjislacionit në fuqi.

Ndaj këtyre bizneseve AKU ka marrë masa administrative si, ndalim aktiviteti deri në plotësim të kushteve, gjoba nga 1-3.5 milionë lekë të vjetra dhe paralajmërime.

Problematikat e hasuara janë mungesë e kushteve higjeno-sanitare, mos ndjekje dhe probleme me etiketimin.

Drejtorja e AKU për qarkun Shkodër Hasije Sadrija deklaron se ka pasur tre raste bllokim aktiviteti, konkretisht një dyqan mishi në qytetin e Shkodrës, një baxho qumështi në Oblikë dhe një restorant në Shirokë.

Sipas drejtores AKU ka marrë masa administrative gjobë për 24 biznese dhe paralajmërim për 27 të tjerë.

Shkeljet administrative janë konstatuar në biznese të natyrave të ndryshme.

Në ditët në vijim AKU do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme, ku në fokus do të jenë produktet e mishit dhe qumështit.