Bizneset të cilat tregtojnë produkte ushqimore në Shkodër përgjithësisht po zbatojnë protokollin e sigurisë të vendosur nga Ministria e Shëndetsisë për të rritur sigurinë shëndetësore të punonjësve dhe konsumatorëve. Kështu është shprehur drejtorja rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Hasije Sadrija e cila tregon se pavarësisht situatës së krijuar, akoma konstatohen shkelje tek disa biznese të vogla.

Drejtorja Sadrija ka reaguar edhe në lidhje me hapjen e tregut të ri në “Zdrale” për tregtarët të cilët shisnin në rrugë deri në periudhën e përhapjes së pandemisë në muajin Mars.

Në Shkodër nuk është regjistruar një numër I lartë I masave administrative të vendosura si shkak I mos respektimit të protokollit anti COVID. Drejtorja e AKU Hasije Sadrija apelon pronarët e bizneseve ushqimore të respektojnë rregullat pasi në të kundërt do tu duhet të përballen me masat administrative të parashikuara në aktin normative.