AKU ka bllokuar 2 kontenierë me mish të importuar nga Brazili.Rreth 50.2 ton mish u bollkuan pasi u konstatuan me prezencë salmonele.

AKU në njoftim për mediat raporton se po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish.

Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë.