Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrollit të zbatimit tëligjshmërisë për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, në vijim edhe të qëndrimeve të njëpasnjëshme se “Trau” i asnjë Pike Kufitare nuk do të ngrihet për të lejuar hyrjen e produkteve të pasigurta, ka intensifikuar kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për kontrollin e produkteve ushqimore, Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) dhe inputeve bujqësore.

Si rezultat i kontrolleve rigoroze me zero tolerance ndaj çdo tentative abuzimi me produktet ushqimore apo produktet e mbrojtjes së bimeve dhe inputeve bujqësore, nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër nëpiken e kalimit kufitar Hani i Hotit janë konstatuar 800 litra Produkt i Mbrojtjes së Bimëve (Tilt 250 EC), me origjinë nga Gjermania me destinacion Shqipërinë.

Nga verifikimet e kryera u konkludua se ky produkt është importuar në vendin tonë në kundërshtim me kërkesat ligjore, pasi nuk nuk bën pjesë në listen e miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për Produktet e Mbrojtjes së Bimëve që lejohen tëimportohen në Republikën e Shqipërisë.

Nisur nga gjetjet e konstatuara nga Inpektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u vendos që sasia prej 800 litra Produkt për Mbrojtjen e Bimëve (Tilt 250 EC) të bllokohej me qëllim kthimin në vendin e origjinës

Artikulli paraprakTË SHTËNA BRENDA QENDRËS TREGTARE, 3 PERSONA TË VDEKUR
Artikulli tjetërSHKODER,PLAGOSET ME MJETE PRERESE NJE SHTETAS,AUTORI NE KERKIM