Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtrua kontrolle në zonën turistike të Shirokës në qytetin e Shkodrës tek të gjitha subjektet për të ofruar siguri për konsumatorët që zgjedhin atë zonë.

Nga ana tjetër drejtorja e AKU në Shkodër Hasije Sadrija shprehet se nuk ka patur dijeni për ndërprerje të energjisë elektrike në plazhin e Velipojës

ndaj edhe atje nuk ka patur kontrolle tek subjektet për të parë se në çfarë kushtet i kanë jo vetëm produktet ushqimore por edhe mjedisin ku punojnë.

Pas Shirokës tashmë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të zbresë edhe në plazhin e Velipojës për të ushtruar kontrolle tek të gjitha subjektet.

Drejtorja Sadrija shprehet se pushuesit vendas e të huaj do t’u ofrohet siguri ndërsa në fjalën e saj përmend problemin e burimeve njerëzore

për shkak të mungesave që ka ky institucion dhe kapaciteteve jo të plota për të mbuluar ashtu siç duhet zonat turistike të qarkut Shkodër.

AKU në Shkodër pak kohë më parë ka goditur disa subjekte të ndryshme që prodhonin produkte ushqimore dhe pike të ndryshme jashtë të gjitha kushteve higjeno-sanitare duke qenë një rrezik serioz për konsumatorët.

Këto kontrolle të befasishme pritet që të vijojnë edhe tek subjektet në zonat turistike në mënyrë që pushuesit të kenë sa më shumë siguri.