INSPEKTORI ERKOÇI: PROBLEM MBETET EDHE AMBALAZHIMI I BUKËS. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër është fokusuar në këtë periudhë në kontrollin e ushqimeve kryesisht në institucione dhe kushtet higjeno-sanitare në kopshte, çerdhe, shkolla, spitalin apo shtëpinë e të moshuarve.

Për këto kontrolle flet inspektori i AKU-së Hilmi Erkoçi.Inspektori i AKU-së thotë se pavarësisht disa përmirësimeve jo gjithçka është në mënyrë të përsosur.Problemi kryesor sipas inspektorit Erkoçi mbetet ambalazhimi i bukës.Në ditët në vijim për të gjitha subjektet që nuk plotësojnë kushtet, “AKU” sipas inspektorëve është e vendosur që të ndëshkojë të gjithë abuzuesit për të ofruar sigurinë tek konsumatorët.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/v6MHogD_nIA?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]