Edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka zbatuar urdhërin e ministrit të bujqësisë në lidhje me mos lejimin e lëvizjes së bagëtive.

Inspektori i AKU Hamdi Mlloja deklaroi se kontrollet kanë qenë të vazhdueshme edhe nga institucioni ku bën pjesë. Po ashtu kontrolle të vazhdueshme janë bërë edhe në dyqane në mënyrë që të mos lejohej tregtimi i mishit të gjedhit. Tashmë një tjetër urdhër i ministrisë së bujqësisë ka lehtësuar duke lejuar që fermerët t’i dërgojnë bagëtitë vetëm në thertore ndërsa tregjet vijojnë që të jenë të mbyllura derisa sëmundja e gjedhit të neutralizohet plotësisht.

Artikulli paraprakMBËRRIN NË GJYKATËN E SHKODRËS ADMINISTRATORI I FSHATIT PULT TOM MARKU
Artikulli tjetërRAMA NË SHKODËR, NISIN LËVIZJET E DREJTORËVE TË PS