Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që prej fillimit të këtij viti ka patur në optikë të gjithë dyqanet dhe kompanitë që kanë në bazë qumshtin dhe prodhimet shtazore.

Sipas drejtores së komanduar të këtij institucioni, Hasije Sadria, është parë e arsyeshme që të gjithë këta biznese të njoftohen dhe të plotësojnë formularët e përmbushjes së të gjitha standardeve.

Si pasojë e kësaj, është bërë një punë e madhe hundëdrejtë kësaj, pasi vetë bizneset kanë plotësuar në një mënyrë tepër korrekte standardet e tregtimit dhe prodhimit të produkteve të qumështit.

Megjithatë, nuk kanë munguar edhe masat administrative për të gjithë ata që kanë patur mungesa të standardeve.

Shkodra është pushtuar prej muajsh nga skandalet e prodhimit dhe tregtimit jashtë kushteve higjeno-sanitare të produkteve të ndryshme.

Përderisa, produktet e qumshtit kanë fituar një vëmendje të gjerë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Deri në fund të vitit, shpresohet që të plotësohen të gjithë objektivat, duke i dhënë njëherë e mirë fund problemeve me këto lloj produktesh dhe për të siguruar konsumatorin shkodranë.

Artikulli paraprak“PRECIZIONI” KUSH ISHIN FINANCIUESIT, NDËRMJETËSUESIT DHE TRANSPORTUESIT E TONELATAVE TË DROGËS DREJT BE
Artikulli tjetërKIR, HIDHEN INERTET NË DITËN PËR DIELL