AKU ka vijuar aksionin e saj për sigurinë ushqimore. Trupa inspektuese e AKU ka sekuestruar mish nga kafshë të paregjistruara.

Ky mish sipas AKU tregtohej në dy subjekte në Divjakë dhe Berat.

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar:

a. 20.4 kg mish gjedhi dhe 7.6 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin me aktivitetet tregtim mishi  në Divjakë

b. 16kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në nje subjekt ne Berat

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, sekuestrim i 44 kg mish me destinacion asgjësimin.