Pas deklarateve të Ministrave të Financave Arben Ahmetaj, kundër programit ekonomik të opozitës reagoi Partia Demokratike.

Selia blu, thotë se Ministri i Finavcave zgjodhi të keqpërdorë dhe deformojë programin e PD për taksat, në përpjekje të dëshpëruar për të friksuar 623 mijë të punësuarit se, gjoja të gjithë ata do të paguajne 110 milionë dollarë më shumë taksa me prezantimin e taksës së sheshtë prej 9%. Kjo sipas demokratëve është një amshtrim i ulët nga paniku që kanë prej alternativës së PD. “Partia Demokratike, duke hedhur poshtë me neveri shpifjet, trillimet dhe dashakeqësinë primitive të këtij ministri të Qeverisë së motos: Grabit-Vidh-Zhvat, deklaron se ora kur programi i PD do të zbatohet për të ndryshuar jetët e të gjithë shqiptarëve ka ardhur. Asnjë shqiptar nuk ka arsye të frikësohet nga balta Rama-Ahmetaj” thuhet në reagimin e selisë blu

Artikulli paraprakBASHA: PA REKOMANDIMIN 88 S’KA VOTË OPOZITARE
Artikulli tjetërDREJTËSIA, BUNDESTAGU GJERMAN: VOTOJENI DERI NË 21 KORRIK