Pas akuzave nga trajneri i Vllaznisë në boks Zef Gjoni në adresë të bashkisë Shkodër, kryetarja e bashkisë Voltana Ademi i ka dhënë një përgjigje. Për të gjitha pretendimet e trajnerit Gjoni lidhur me mungesën e një mbështetje më të madhe financiare por edhe reagimet dhe akuzat që ka bërë për bashkinë para kampionatit kombëtar por edhe pas fitimit të titullit kampion,

Ademi thotë se as nuk i ka dëgjuar dhe as nuk i ka parë dhe se nuk ka asnjë dijeni sipas saj se për çfarë bëhet fjalë apo cilat kanë qenë kërkesat e trajnerit Gjoni për Vllazninë e boksit. Në fakt është e çuditshme dhe mund të jetë edhe e prapnueshme fakti që kryebashkiakja as nuk ka parë dhe dëgjuar asgjë duke qenë se pas saj ka një staf dhe

zyrat përkatëse që pikërisht kanë për detyrë ta informojnë për çdo problematikë. Më shumë se mungesë informacioni kjo përgjigje e kryebashkiakes është për t’ju shmangur akuzave të trajnerit Gjoni

Kryebashkiakja thotë se do të vijojë të mbështesë sportet mes të cilëve edhe boksin por në fakt sportet në Shkodër janë drejt një shkatërrimi sepse momentalisht shumë pak ekipe janë kampion kombëtar, boksi dhe atletika ndërsa sportet e tjera kanë probleme të mëdha.
E pyetur përse nuk e ka uruar personalisht trajnerin Gjoni dhe skuadrën e tij pas fitimit të titullit të 23-të kampion por është mjaftuar me një urim në facebook Ademi nuk e ka një përgjigje konkrete.

Pavarësisht mungesës së mbështetjes nga bashkia Shkodër, Vllaznia arriti që ta fitojë titullin e 23-të kampion kombëtar në sportin e boksit ndërsa tashmë trajneri Zef Gjoni ka tri oferta nga bashki të ndryshme dhe shumë shpejt mund të largohet nga Vllaznia bashkë me boksierët por duke mos lëshuar edhe palestrën ku bën stërvitje edhe pse është pronë e bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakRAMA: BASHKINË E SHKODRËS E KEMI NË VEND TË HUDHRËS
Artikulli tjetërISH-KREU I PS: BASHKIA SHKODËR DËSHTOI ME INVESTIMET