Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një eurodeputeti të Parlamentit Europian, lidhur me situatën e krijuar një ditë më parë në PE,

ku PD hodhi akuza të ashpra ndaj kreut të delegacionit shqiptar, Taulant Balla, për lidhje me trafikantët e drogës dhe kërkoi përjashtimin e tij nga delegacioni.

Eurodeputeti, të cilin Rama nuk e identifikon, sipas kryeministrit është mik i Shqipërisë, i cili shkruan se ajo që ka ndodhur dje në PE është e tmerrshme dhe e padëgjuar. “Jam pa fjalë.

S‘kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për atë që kishin bërë kolegët shqiptarë“, i është drejtuar ai kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Ramës në Twitter:

Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian:I dashur Edi!S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!

Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…

PD kërkoi një ditë më parë në Parlamentin Europian, largimin e Taulant Ballës nga kryesimi i delegacionit shqiptar në Komitetin e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, duke krijuar kështu një situatë të pazakontë përpara eurodeputetëve.

Deputeti demokrat, njerëzi nënkryetar i këtij delegacioni, Genc Pollo u shpreh se Balla shoqërohet me personazhe të trafikut të drogës. Akuzat e Pollos u hodhën poshtë nga kryesuesja e Komitetit,

eurodeputetja Monica Macovei, e cila u shpreh se pretendimet e opozitës nuk janë vërtetuar asnjëherë.

Edhe raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein i konsideroi të tepërta akuzat e opozitës dhe kërkoi prej tyre që të sillnin prova. Krikat ndaj PD nuk i kurseu as përfaqësuesi i së Djathës Europiane në PE, Eduart Kukan.

Ai është shprehur se këto çështje, mes opozitës dhe mazhorancës duhet të diskutohen dhe zgjidhen në Parlamentin e Shqipërisë, dhe jo në atë të Europës.

“Këto çështje diskutohen dhe zgjidhen në parlamentin shqiptar, jo në parlamentin europian. Keqardhje për deklaratën dhe largimin e opozitës”.

Artikulli paraprakNEUTRALIZOHEN FLAKËT E ZJARRIT NË ZUES
Artikulli tjetërPAKETA ANTISHPIFJE/ BASHA KUNDËR REGJISTRIMIT TË PORTALEVE: RAMA DO TË VRASË TË VËRTETËN