Reagimi i ambasadorit amerikane vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit se nëse akuzat e opozitës do kishin përgjegjësi mbi ministrin, i pari që do fliste do ishte ambasadori i SHBA, Donald Lu.

Ambasadori i SHBA në Tiranë ka komentuar akuzat e Partisë Demokratike për Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Lidhur me këtë qëndrim të kreut të qeverisë, ambasadori amerikane, Donald Lu, jep këtë mesazh:

Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.