Kryeministri Edi Rama do të flasë nesër për herë të parë për çështjen e Fatmir Xhafës dhe akuzat e hedhur nga opozita, pas publikimit të audio përgjimit ku pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vazhdon aktivitetin e tij të trafikut të drogë.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë thotë se po nesër përpara grupit parlamentar do të flasë edhe për ecurinë e përpjekjeve për hapjen e negociatave.

Edi Rama: Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar,

qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave.

Sot kryeministri Rama u takua me presidentin e Frances Emmanuel Macron.