SIPAS BASHKISË GJITHÇKA ËSHTË MËSUAR NGA MEDIAT, NUK KA AKUZË. Por nga ana tjetër ne lidhje me akuzat e ngritura ndaj kryetarit te bashkise Lorenc Luka ka reaguar edhe Bashkia e Shkodrës me ane te nje deklarate per mediat. Ne deklarate thuhet: Bashkia Shkodër , e detyruar nga një interesim I tejskajshëm mediatik , si dhe e opinionit qytetar shkodran , e ndien për detyrë që t’ju bëjë me dije se, kallëzimin penal në drejtim të kryetarit të Bashkisë, si dhe të një pjese të punonjësve të administratës së saj , e kemi mësuar vetëm nga MEDIAT .

Ndërkohë që në Bashkinë Shkodër, deri në këto momente nuk ka të depozituar asnjë material në lidhje me objektin e çështjes në fjalë, por ne, ju garantojmë se ruajmë të drejtën e prononcimit, sapo materiali të mbërrijë, Bashkia Shkodër I siguron të gjithë qytetarët e saj, se do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe shërbimet që ka ndaj qytetit dhe qytetarëve. Duke përfundunduar, Bashkia Shkodër gjen rastin të falenderojë të gjithë qytetarët shkodranë për interesimin si dhe mbështejen e pakursyer që ato I kanë dhënë dhe do ti japin bashkisë Shkodër , për vazhdimësinë e punëve të mira për qytetin tonë të përbashkët

Artikulli paraprakNGJARJA NË KRYEBUSHAT, BURG PA AFAT TË AKUZUARVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA DO TË VAZHDOJË TË PËRDORËT POLITKISHT