Akuzohen se vodhën 14 dyqane, dy në pranga e dy në kërkim
Shaktarrohet një bandë që akuzohen se vidhnin lokale dhe dyaqne në Durrës

Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar 2 persona dhe janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.Njëri nga ta arrestuarit është Geri Metaj 19 vjeçar dhe tjetri eshtë një 15 vjaçar me inicialet M.P.

Ja njoftimi i plotë i policisë:
Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të paligjshme, persona në kërkim apo me precedentë penalë, më qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve mbrëmjen e djeshme kanë goditur grupin që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësit.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Geri Metaj 19 jeç, banues në Durrës;M.P. 15 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve F.M. dhe F.Rr.

Shtetasit e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur 14 lokale dhe dyqane, vjedhje këto të dokumentuara me prova shkencore:
Më datë 15.11.2018, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetases Sh.Xh.

Më datë 15.11.2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetases F.Z.Më datë 15.11.2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur biznesin (parukieri) në pronësi të shtetasit I.E.

Më datë 15.11.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës dysohet se kane tentuar të vjedhin Fast -Food në pronësi të shtetases A.L.Më datë 06.10.2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit T. K.

Më datë 25.10.2018, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.J.Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr. 14 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.K.

Më datë 31.10.2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave të shtetasit I.Gj.Më datë 04.11.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit S.Gj. ku kanë marrë sende të ndryshme.

Më datë 05.11.2018, në lagjen Nr. 11 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit H. M.Më datë 13.11.2018, në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje parukierinë në pronësi të shtetasit I.E.

Më datë 04.11.2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.E.Më datë 08.11.2018, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit K.P.

Më datë 07.11.2018, në lagjen Nr. 13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave në pronësi të shtetasit I. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vjedhja në bashkëpunim” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.