Gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e rusit Rasul Milsaev i cili u arrestua disa kohë më parë në vendin tonë dhe akuzohet si pjesë e ISIS që në vitin 2013. Vendimi u mor nga gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë Durrës Paulin Çera.

Gjyqtari sqaron se midis Rusisë dhe Shqipërisë ka marrëveshje ekstradimi ndaj ai do të ekstradohet në Rusi në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme Ruse. Në sallën e gjyqit Mislaev është shprehur se nuk është terrorist, dhe se ‘terrorist është presidenti rus Vladimir Putin’. Mislaev akuzohet për pjesmarrje në organizatë terroriste.

Tashmë rusi i akuzuar për terrorizëm ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
Në seancën e datës e 29 gushtit ai kërkoi që të mos ekstradohej sepse druhej se në Rusi mund ta vrasin por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga Çera.

34-vjeçar ishte pjesë e ISIS që prej vitit 2013 dhe është arrestuar mbrëmjen e 12 korrikut. Rasul Mislaev lindur dhe banues në Norilsk, kishte rreth një vit më parë që kishte mbërritur në Shqipëri si emigrant i paligjshëm. Mislaev ka hyrë ilegalisht nga Greqia ku është kapur në Kakavijë.

Që nga ajo kohë, ai është mbajtur në Karre, qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm dhe kanë nisur hetimet për të mësuar qëllimet e ardhjes së tij në Shqipëri, lidhjet që mund të ketë pasur me persona të caktuara dhe identifikimin e plotë të këtij grupi, pasi që në fillim ishte i dyshuar si terrorist.

Ajo që ka ngjallur dyshime se 34-vjeçari kanë qenë shenjat e shumta të thikave dhe plumbave që kishte në trup, të cilat u vërtetuan më pas nga gjurmët e gishtit.