Rrjeti militant, Al-Kaeda, po planifikon të ndërmarrë sulme terroriste ndaj disa pikave aeroportuale dhe aeroplanëve për udhëtarë në vitin 2019.

Ministri britanik për Sigurinë, Ben Uolles, duke cituar shërbimet informative britanike, tha të hënën se grupi terrorist ka arritur të zhvillojë metoda të reja për të futur kontrabandë në aeroporte lëndë shpëthyese që mund të përdoren për bomba artizanale të cilat aktivizohen gjatë fluturimit.

Al-Kaida është përtërirë dhe tani po riorganizohet në mënyra të reja. Aviacioni mbetet një rrezik real dhe sulmet me avionë përceptohen si një lloj trofeu lavdie. Në vitin 2019 duhet të tregohemi vigjilentë ndaj Al-Kaidës.

Siguria në industrinë e aviacionit është forcuar së tepërmi pas sulmit që ish-kreu i Al-Kaidas, Osama bin Laden, organizoi në 11 shtator të vitit 2001 ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju-Jork.

Por agjencitë botërore të shërbimeve inteligjente raportojnë se grupet si Al-Kaida apo edhe Shteti Islamik veprojnë duke caktuar njerëzit e tyre brenda aeroporteve, madje edhe po mendojnë të shfrytëzojnë teknologjinë e dronëve bombardues për të përmbushur objektivat.

Al-Kaida mendohet se ka ngritur një rrjet prej 40 mijë luftëtarsh xhihadistë në të gjithë botën, ndërsa sipas një zyrtari të Kremlinit, fitimet mujore të grupit llogariten nga 26 deri në 53 milionë dollarë.