Alarm në Moskë, policia evakuoi rreth 3000 persona në tre stacione treni

As Rusia nuk është imune ndaj Shtetit Islamik. Një telefonatë anonime që njoftonte se në disa stacione trenash në Moskë janë vendosu bomba bëri që autoritet të evakuojnë rreth 3 mijë perosna. Fatmirësisht pas operacioneve gjithçka rezultoi false, por paniku i sulmeve gjatë festave ka përfshirë edhe rusët. Policia e Moskës evakuoi rreth 3000 persona nga tre stacione të ndryshme treni, pas njoftimeve për bombë. Autoritet ruse morën tre telefonata anonime që paralajmëronin për eksploziv në stacionet Kzanski dhe Leningradski dhe për rrjedhojë forcat e rendit u angazhuan për të evakuar mijëra qytetarë. Polcia përdori qen të stërvitur në stacionet e përmendura, por në fund rezultoi gjithçka e rreme. Pamjet e fotografuara në zonën e jashtme të stacionet shfaqnin forca të shumta policie në hyrje dhe dalje të cilat kishin formuar kordonin mbrojtës. Këto njoftime që për fat të mirë rezultuan false, vijnë një ditë pasi një avion ushtarak rus u rrëzua në Detin e Zi, duke shkaktuar vdekjen e 92 personave. Megjithëse fillimisht u dyshua për terrorizëm, më pas autoritetet konfirmuan së rrëzimi është shkaktuar nga nja gabim i pilotit ose problem teknik. Ashtu si vendet e perëndimit edhe Rusia është në luftë me Shtetin Islamik, i cili morri përgjegjësinë për rrëzimin e një avioni pasagjerësh rus në 2015 në qytetin e Sinait. Rusia po kryen gjithashtu sulme në zonat e pushtuara nga ISIS dhe rebelët në Siri.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS MOTORIN, NDALOHET SHOFERI
Artikulli tjetërRËNDOHET SITUATA NË ZHARRËZ, GREVISTI DËRGOHET PA NDJENJA NË SPITAL