Policia evakuoi zyrat e CNN në New York për shkak të një kërcënimi me bombë.

Të enjten një telefonues kërcënoi CNN duke thënë se 5 bomba ishin vendosur në ndërtesë.

Policia mbylli rrugën 58, ku ndodhet ndërtesa Time Warner që ‘strehon’ selinë e CNN.

Alarmi erdhi në redaksi rreth orës 22:00 dhe punonjësit u evakuuan.

Një skuadër bombe, policia dhe ambulanca nxituan në vendin e ngjarjes.

Por dy orë pas alarmit policia nuk arriti të zbulojë asnjë eksploziv në ndërtesë.

Alarmi për bombë vjen dy muaj pasi zyrat e CNN në Time Warner Center u evakuuan në mënyrë të ngjashme për shkak të një bombe letër.

Artikulli paraprakZGJIDHET KËSHILLI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI
Artikulli tjetërRAMA ASNJË REAGIM, KOMENTUESIT E “BOMBARDOJNË” NË FACEBOOK: TË KA ARDHUR FUNDI!