Turistët britanik që vizitojnë Spanjën për pushimet e tyre të verës janë paralajmëruar se është ngritur niveli i kërcënimit terrorist .

Alarmi u lëshua pasi mbështetësit e ISIS kërcënuan se do të sulmonin qytetet turistike spanjolle në hakmarrje për vdekjen e rekrutuesit britanik ISIS, Sally Jones.

Daily Star Online raportoi se deri në 40,000 policë spanjollë do të vendosen në pikat më të nxehta turistike.

Policia do të qëndrojë jashtë stacioneve, hoteleve, plazheve dhe restoranteve për të siguruar mbrojtje shtesë.

Policia ka ngritur nivelin e kërcënimit terrorist në katër nga pesë, që klasifikohet si shumë i madh.

Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe ka paralajmëruar se terroristët mund të përpiqen të kryejnë sulme në Spanjë.

“Sulmet mund të jenë pa dallim, duke përfshirë vendet e vizituara nga të huajt”, thuhet në paralajmërimin në faqen e internetit.

Spanja paralajmëroi vizitorët se duhet të jenë vigjilent dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

“Ka një kërcënim të shtuar të sulmit terrorist globalisht kundër interesave të Mbretërisë së Bashkuar dhe shtetasve britanikë nga grupe ose individë të motivuar nga konflikti në Irak dhe Siri.

“Ju duhet të jeni vigjilent në këtë kohë.”

Britania gjithashtu paralajmëroi për mundësinë e “tubimeve të mëdha” në kryeqytetin katalanas të Barcelonës për shkak të shtytjes së vazhdueshme nga separatistët për t’u larguar nga pjesa tjetër e Spanjës.

Artikulli paraprakRRITEN SËRISH KREDITË E KËQIA, 30 MLN EURO MË SHUMË NË 4 MUAJ
Artikulli tjetërJA VENDET MË TË SHTRENJTA TË RAJONIT PËR TË DREKUAR JASHTË