Alarm terrorizmi në Itali pas një letre anonime mbërritur në Ambasadën e Tunizisë në Romë, e cila informon se shtetasi tunizian Atef Mathlouthi 41 vjeç po përgatit të kryejë një akt terrorist.

41 vjeçari tunizian është arrestuar disa herë nga Policia Italiane e qytetit të Palermos me akuzën e trafikut të drogës.

Sipas letrës anonime Atef Mathlouthi ka vënë në akt kryerjen e disa atentateve terroriste në kryeqytetit italian Romë, në qëndrën turistike të qytetit, në lokale, qëndra tregtare etj.

Policia italiane është vënë në kërkim të tij jo vetëm në Romë por dhe në qytete të tjera italiane.

“Nuk kemi asgjë konkrete vetëm një sinjalim nga një letër anonime e cila po verifikohet” informon policia italiane.

Foto e sinjalizimit të 41 vjeçarit tunizian është shpërndarë në të gjithë territorin si një islamist radikal i rrezikshëm.

Pak ditë më parë, 3 automjete të rënda TIR janë jane vjedhur nga një magazinë në Romë dhe policia italiane është vënë në kërkim të tyre me dyshimin se mund të përdoret për të kryer një atentat terrorist.