Dhuna në familje, për ditë e më shumë “po gjen terren” në njoftimet zyrtare të Policisë. Protagonistët janë të shumtë, pas “kursyer” të gjithë brezat, por edhe nga të dyja gjinitë.

Në 24 orët e fundit, sërish nuk kanë munguar rastet e dhunës në familje, ku pikasin në më të shumtën e tyre, në këtë interval kohor, 6 raste që fëmijët kanë dhunuar prindërit e tyre.

Për të gjitha raste, mësohet se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për viktimat e dhunës, ndërsa materialet u referuan në prokuroritë pranë gjykatave respektive të Shkallës së Parë.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 29. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. P., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Vangjel Noti”, ka goditur me grusht babanë, shtetasin P. P., vjeç 48, banues në Tiranë, të cilit ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Po punohet për kapjen e A. P. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 29.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., vjeç 35, banues në fshatin Pezë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, shtetases F. B., vjeçe 61. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
• Më datë 29. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N. Sh., vjeçe 61, banuese Durrës, pasi djali, shtetasi I. Sh., vjeç 45, banues Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 29. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R. B., vjeçe 92, banuese në Durrës, pasi djali, shtetasi E. B., vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 29. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I. Sh., vjeç 45, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës, shtetases N. Sh., vjeçe 61. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Fier

Më datë 29. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin L. R., vjeç 60, banuese në fshatin Hamil, pasi djali, D. R., vjeç 19, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare