Cikloni mesdhetar arriti në bregun e Peloponezit mëngjesin e së shtunës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Pilos ndërkohë që pritet të godasë tre të katërtat e Greqisë.

Meteorologët japin paralajmërime për përmbytje në Attica.Pavarësisht parashikimit të fundit meteorologjik nga Observatori Kombëtar i Athinës, që erërat do të zbuten, Peloponezi u godit rëndë në jugperëndim, ndërsa qyteti bregdetar i Pilos ka mbetur pa energji elektrike.

Vija bregdetare e Messinit u godit gjithashtu nga cikloni këtë mëngjes.Agjencia për Mbrojtjen Civile ka paralajmëruar qytetarët në Peloponez, Greqinë Qendrore, Thessaly, Cyclades dhe Kretë për të marrë të gjitha masat paraprake gjatë gjithë fundjavës.

Reshjet dhe stuhitë do të jenë të forta dhe ekziston një mundësi e fortë e përmbytjeve në zonat e sipërpërmendura përfshirë edhe Atikën.

Sipas Greek Reporter, në portin e Pireut, anijet do të mbeten të ankoruara ndërsa erërat në juglindje të detit Egje do të intesifikohen.

Gjithashtu erërat në detin e Kytherës do të jenë jashtëzakonisht të forta dhe zona është në gatishmëri të lartë.Agjensia për Mbrojtjen Civile ka lëshuar një listë udhëzimesh për publikun e gjerë se si të mbrohen nga stuhia, duke u bërë thirrje atyre të:

Sigurojnë objektet që mund të merren nga era dhe të shkaktojnë plagosje të banorëve

Shmangin rrymat e uji ose lumenjt, qoftë në këmbë apo me makinë gjatë stuhive apo edhe kur stuhitë kanë mbaruar

Shmangin punët dhe aktivitetet jashtë shtëpive dhe sidomos pranë vijës bregdetare gjatë kohës së stuhisë.

Sipas parashikimeve, zonat e vetme në vend që nuk do të preken nga cikloni do të jenë pjesa veriore e detit Jon, Epiri dhe Maqedonia Perëndimore

Artikulli paraprakI ZBULOI BAZAT USHTARAKE, BELGJIKA DO TË PADISË GOOGLE
Artikulli tjetër“MARUBI”, VESHJET E ETNOGRAFISË ‘RIKTHEJNË’ SHKODRËN