Në 3 muajt e fundit 103 raste janë referuar në Prokurori për ngacmim seksual. Ngacmimi seksual është kthyer në fenomen për shkak të rrjeteve sociale.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, këtu përfshihen ngacmimet e burrave ndaj vajzave, por edhe ngacmimet ndaj fëmijëve.

Referuar të dhënave, shumë burra ngacmojnë fëmijët apo vajzat duke kërkuar favore seksuale dhe në shumë raste përdorin kërcënime apo shantazhe sikur kanë foto nudo të tyre.

Mes rasteve të referuara janë edhe 2 burra të cilët kanë shqetësuar motrat e të dashurave duke i bezdisur me sms.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA ‘LËKUNDET’ GJATË NATËS, KU U REGJISTRUAN DY EPIQENDRAT E TËRMETEVE
Artikulli tjetërAKSIDENT I TREFISHTË NË FIER, NDËRRON JETË GRUAJA SHTATZËNË