Më shumë se 270 kontejnerë, që ranë nga një anije gjigante transportuese në Detin e Veriut, pas një stuhie dhe që pritet t’u afrohen brigjeve europiane, ndërkohë që të paktën një prej tyre ka materiale të rrezikshme, kanë shkaktuar alarm.

Anija transportuese ”MSC Zoe”, një nga më të mëdhatë në botë, humbi një pjesë të ngarkesës së saj, ndërkohë që lundronte në ujërat e përfshira nga stuhia mes ujrave tw Belgjikws dhe Gjermanisw Autoritetet e emergjencave

njoftuan se një nga kontejnerët ka benzoil peroksid industrial, që përdoret për produkte plastike. ”MSC Zoe” ka nxjerrë në det anije speciale për kapjen e kontejnerëve.

E gjatë 394 metra, një anije e tillë mund të mbajë më shumë se 19 mijw kontejnerë të përmasave standarde.Ndwrkohw nw kwto ujra u gjet edhe një çantë me 25 kilogram peroksid organik, substancë e rrezikshme, pjesë e 270 kontejnerëve të humbur nga një anije një ditë më parë në Detin e Veriut.

Çanta e mbështjellë brenda një fuçie, pjesë e një nga tre kontejnerët e mbushur me peroksid organik është zbuluar në breg të detit’deklaroi për median zëdhënësi i shërbimeve të sigurisë së Frise,

rajoni nga varet ishulli i vogël.duke shtuar se shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri pasi mbeten në pritje që çantat e tjera me pluhur të zbarkojnë në plazhet holandeze.

”Ne i këshillojmë banorët dhe personat që vijnë për të ndihmuar në pastrimin e zonës për të mos prekur këto lloj çantash, për të paralajmëruar forcat e ndihmës së shpejtë, dhe t’i drejtohen menjëherë mjekut në rast kontakti me çantat’’, theksoi ai, duke shtuar se elementi kimik mund të shkaktojë djegie.

Artikulli paraprakQYTETARËT: TË ULET MOSHA E RRITJES SË PENSIONIT
Artikulli tjetërKËTU TË POROSISËSH KANABIS ËSHTË AQ E LEHTË SA TË POROSISËSH NJË PICA