Dy vajza në Tiranë dhe në Lezhë rezultojnë të zhdukura.

Mësohet se rasti i parë vjen nga Tirana, ku shtetasi me inicialet A. B., 45 vjeç, banues në fshatin Fargë, ka kallëzuar në polici se i ishte larguar vajza, shtetasja me inicialet A. B., 18 vjeçe.

Ndërkohë, rasti i dytë vjen nga Lezha, ku shtetësia me inicialet T. M., 53 vjeçe, banuese në fshatin Barbullojë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e mitur, 15-vjeçarja me inicialet J. M.

Aktualisht policia e Tiranës dhe e Lezhës është vënë në kërkim për gjetjen e të dyja vajzave.