Portieri i skuadrës së Partizanit, Alban Hoxha nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Partizanit, sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës turke. “Sabah”, një nga më të mëdhatë në vend, klubi i Gaziantepspor ka arritur akordin me klubin e kuq. Skuadra turke do të paguajë plot 500 mijë euro për shërbimet e kapitenit të Partizanit, ndërsa sipas të njëjtës gazetë firma e kontratës do të bëhet javën e ardhshme.