Albumi i famshëm i Marubit ka mbërritur në Nju Jork, pikërisht në zyrën e Kombeve të Bashkuara, si dhuratë për disa nga përfaqësuesit më të lartë të saj.

Ka qenë Zv/Kryeministrja Senida Mesi, e cila nën titullin “Një copëz Shkodre” ka dhuruar albumin “Marubi” për disa nga personalitetet më të larta që ka takuar në takime dypalëshe, si një mënyrë kjo për të prezantuar një pjesë të kulturës së hershme shqiptare.

Zv/Kryeministrja Mesi ndodhet në Nju Jork sepse ka prezantuar në OKB, për herë të parë, “Raportin Vullnetar Kombëtar” të Shqipërisë për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ajo prezantoi raportin kombëtar të rrugëtimit të vendit tonë drejt arritjes së këtyre objektivave universale të OKB-së, njohur ndryshe si “Axhenda 2030”,

axhendë e cila përbën një angazhim universal të miratuar me konsensus nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së që në vitin 2015-të, me anë të së cilës synohet ndërmarrja e

veprimeve konkrete me qëllim çrrënjosjen e varfërisë, mbrojtjen e planetit, sigurimin e barazisë gjinore dhe garantimin që çdo popull të gëzojë paqe e prosperitet