Veli Stafa Platonikus (Jeta dhe vepra) eshte ky libri monografik permbylles kushtuar nje yjesie poetesh si treshja harmonike e Kole Mirdita, Gasper Pali e Veli Stafa qe vjen nga autori Alfred Capaliku .

Platonikus u shfaq si nje pende e re origjinale ne vitet 30 plot finesse e siguri dhe ishte nje prej individualiteteve te shquara qe pati fatin te formohet kulturalisht ne qytetin e Shkodres e te marre mesimet e para ne kolegjin Saverian ,nga mesuesi I tij Ndre Mjeda .

Studiuesi dhe shkrimtari Injac Zamputi shkruan ne nje deshmi interesante :
Kur po shkrueja diplomen e maturantit Veli Stafa m erdhi prane mesuesi I tij Ndre Mjeda dhe tue vume gishtin te vendi ku do te shkruhej nota e letersise shqipe . me tha tekstualisht keto fjale : “Ketu ven nje dhete me boje te kuqe”.

Kjo figure e vecante e letersise shqipe, ndonese nderroi jete ne moshe24 vjecare per shkak te semundjes se rende, la nje krijimtari te pasur, si ne poezi ashtu edhe ne proze dhe publicistike letrare .

Vete autori, per poetin, shprehet keshtu : “Doktor Veli Stafa ne profesion, perndryshe Platonicusi ne ekspresion, te mozaiku plot shkelqim I Letersise se Pavaresise eshte nje gur lidhes I bukur pa te cilin ngjyrimi artistik nuk del I plote”.

Monografia per Veli Stafen, vjen e shoqeruar edhe me foto te vjetra, interesante qe sjellin fragmente nga jeta e shkrimtarit , e ndersa prof. dr. Alfred Capaliku tregon se ky liber I ka marre nje kohe plot 3 vjecare per t’u pergatitur .

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ZHDUKET NJË 63-VJEÇAR
Artikulli tjetër“COLOURS OF ALBANIA”, NDEZ ME NGJYRA KALANË ROZAFA