Gjiganti i tregtisë Kineze “Alibaba” krijoi mbi 40 milionë vende pune në vitin 2018, me rritje prej 11 për qind në krahasim me vitin 2017, tha në raportin e tij Universiteti Renmin i Kinës.

Platformat e kompanisë për tregtinë elektronike, përfshirë “Taobao” and “Tmall” ofruan 16 milionë vende pune për shitësit online. Veshjet dhe tekstilet, pajisjet e përditshme dhe pajisjet shtëpiake ishin tre artikujt me pakicë që ofruan numrin më të lartë të vendeve të punës.