I burgosuri më i famshëm shqiptar në Greqi, Alket Rizai, ka zënë vend sërish në lajmet e ditës, pas përfundimit të gjyqit që e ka dënuar me 26 muaj të tjerë burg.

Dënimi i radhës iu Rizajt për një ngjarje të vitit të kaluar, ku i ishin gjetur në qeli dy thika.
Gjatë zhvillimit të gjyqit në Lamia, Alket Rizai ka pyetur nëse organi i akuzës disponon fotografi që të provojnë ekzistencën e atyre thikave.

Kryetari i trupit gjykues i ka thënë se “jeni këtu për t’u përgjigjur e jo për të bërë pyetje”.
Pasoi një debat i ashpër dhe seanca u ndërpre për disa çaste.

Kur u shqiptua dënimi, Alket Rizai lëshoi një lumë sharjesh të rënda ndaj trupit gjykues.
Por menjëherë, ai u nxor nga salla e gjyqit dhe i shoqëruar nga forca të shumta të shumta policore u rikthye në burgon Domokos.

Artikulli paraprakTJETËRSIMI I PRONAVE NË SHËNGJIN, NËNKRYETARI I BASHKISË LEZHË HETIM NË LIRI
Artikulli tjetërFAMILJARËT TREGOJNË SI SHPËTUAN 13 VJEÇAREN NGA PËRDHUNIMI