Alkooli është një ndër arsyet më përgjegjës për më shumë se 5% të vdekjeve në të gjithë botën ose rreth 3 milionë vdekje në vit.

Sipas të dhënave të marra nga një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), bëhet e ditur se rreth 2,3 milionë e këtyre vdekjeve në vitin 2016 ishin burra dhe rreth 29% e vdekjeve të shkaktuara nga alkooli kishin ardhur si pasojë e lëndimeve, përfshirë këtu aksidentet në trafik apo vetë vrasjet.

Mirëpo raporti që publikohet çdo 4 vite flet për pasojat e vazhdueshme që sjell alkooli në shëndetin publik në të gjithë botën dhe nënvizon se të rinjtë janë më të prekurit. Ku 13.5% e numrit total të viktimave të alkoolit janë të rinj rreth të njëzetave.

Raporti po ashtu vë në dukje se konsumi i alkoolit është më i madh tek të varfërit sesa tek të pasurit.

Ekspertët e OBSH-së ka deklaruar se pasojat e alkoolit janë jashtëzakonisht të mëdha te çdo konsumues.

Fatkeqësisht për sa i përketë implementimit të politikave më efektive kanë qëndrim, sipas tyre, shumë prapa manjitudës së problemit dhe sipas parashikimeve, konsumi i alkoolit do të vazhdojë të rritet në vitet në vijim.

Evropa është dhe mbetet një ndër rajonet që konsumon më shumë alkool në shkallë globale dhe është fajtor për më shumë se 10% të të gjitha vdekjeve në kontinent.