Ishte një telefonatë ajo i shpëtoi jetën një të reje në Tiranë.

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar në flagrancë një shtetar 31 vjeçar me inicialet Y.Gj teksa ai ishte duke kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë bashkëshorten e tij. Mësohet se gjatë ndërhyrjes atij iu sekuestrua edhe arma, të cilën e kishte pa leje si edhe një sasi fishekësh. Policia njofton se ishte një telefonatë e ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasja A. Gj., njoftoi se bashkëshorti po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri. Menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan e armës. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan një armë zjarri tip pistoletë model 54, me mulli dhe 10 fishekë.

Artikulli paraprakPËRMBYTET LEZHA NGA RESHJET, DHJETËRA BIZNESE NËN UJË
Artikulli tjetërRRËFIMI I PAZAKONTË I EDI RAMËS: KY ËSHTË MOMENTI MË DELIKAT I JETËS TIME